KRENeduGAIN

Rreth eduGAIN

Çfarë është eduGAIN

eduGAIN është shërbimi global i GÉANT-it që lidh federatat kombëtare të identitetit të arsimit dhe kërkimit. Përmes tij, rreth 6 600 institucione dhe mbi 4 100 shërbime në mbarë botën i besojnë njëra-tjetrës.

Për çfarë shërben

Me llogarinë e institucionit tuaj kyçeni në platforma kërkimore, biblioteka dhe botues akademikë, mjete bashkëpunimi dhe shërbime të rrjeteve kërkimore jashtë Kosovës, pa krijuar llogari të reja.

Si funksionon me KREN

  1. Te shërbimi zgjidhni KREN.
  2. Zgjidhni institucionin dhe kyçuni te Microsoft.
  3. Shërbimi merr vetëm të dhënat që i nevojiten.

Privatësia

Si parazgjedhje shërbimet marrin vetëm një identifikues të veçantë për secilin shërbim, institucionin dhe rolin. Të dhëna të tjera dërgohen vetëm kur shërbimi i kërkon dhe politika e lejon.

Më shumë: edugain.org